Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Greqi

Papadiamanti 15, P.Psychico 154 52, Athens

Tel: ++ 30 210 67 49 585

Faks: ++ 30 210 67 49 548

Lajmet më të reja

Takimi Osmani – Dendias në Dubrovnik

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, sot, në margjinat e Forumit të Dubrovnikut realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Helene, Nikos Dendias. Të dy homologët u shprehën të kënaqur nga dialogu politik intensiv dhe dinamika pozitive në marrëdhëniet bilaterale, gjë për të cilën flasin vizitat e shumta zyrtare dhe ato të punës. “Kemi Marrëveshje për partneritet strategjik të cilën duhet ta implementojmë në frymë pozitive dhe me vullnet të mirë, me qëllim që të sigurojmë bazë të pastër për komunikim të papenguar të qytetarëve dhe të biznesit. Nuk kemi dilemë se me vazhdimin e dialogut dhe përkushtimin e përbashkët përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra me Marrëveshjen e Prespës si dhe me Planin aksionar për implementimin e saj, hapen mundësi shtesë të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit, që në vazhdimësi po e rrit besimin ndërmjet dy fqinjëve dhe paraqet shembull për marrëdhëniet e mira fqinjësorë, miqësi dhe partneritetin”, deklaroi në takim ministri Osmani. Bashkëbiseduesit në mënyrë të veçantë e përshëndetën zhvillimin e deritashëm dhe përparimin e arritur në sferën e ekonomi, para së gjithash, duke pasur parasysh projektet për lidhjen dhe gazifikimin e vendit. Në këtë kontekst, ata e përshëndetën nënshkrimin e Marrëveshjes për ndërtimin e përbashkët të Interkonektorit me Greqinë, të cilën, ministrat e resorëve përkatës e nënshkruan më 9 korrik në Athinë, projekt ky, me rëndësi jo vetëm për të dy vendet, fqinjët, aleatët dhe partnerët, por edhe për gjithë rajonin. Ministri Osmani shprehu falënderimin për mbështetjen e deritashme të vazhdueshme të Greqisë në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, me ç’rast, nga ana e ministrit Dendias, u sigurua se mbështetja nuk do të mungojë as gjatë kryesimit slloven me Këshillin e BE-së.

                Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatat më të reja me pandeminë, angazhimet ballafaqimin me pasojat si dhe për mundësitë në planin e turizmit.

Dubrovnik, 10 korrik 2021

Ministri Osmani prezantoi MKartë-n, e destinuar për qytetarë tanë të spikatur jashtë vendit

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në konferencë për media prezantoi projektin MKARTË, e destinuar për persona me prejardhje nga Maqedonia e Veriut si njohje simbolike e angazhimit të tyre jo vetanak në drejtim të promovimit të shtetit jashtë vendit. “MKarta paraqet njohje dhe vërtetim për persona të spikatur nga vendi të cilët jetojnë jashtë vendit, e të cilët me punën dhe profesionalizmin e tyre kanë dëshmuar sukses të posaçëm, e me këtë edhe promovim të vërtetë të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit”, theksoi Osmani. “Si vend amë duam t’iu shprehim mirënjohje, do thoja në mënyrë simbolike- t’iu kthejmë apo t’iu kompensojmë rolin e tyre si promovues të vendit, duke na prezantuar ne sikur vend prej ku vijnë njerëz të suksesshëm dhe cilësor”, shtoi ai. “Në një periudhë më të gjatë, një numër i madh jo vetëm që kanë lëshuar vendin, por edhe kanë arritur sukses të veçantë profesional dhe shoqëror aty ku gjenden. Janë mjekë të suksesshëm, shkencëtarë, biznesmenë, punonjës kulturor, etj., të cilët duam t’i tërheqim drejt vendit, t’ua përforcojmë lidhjen dhe të krijojmë potencial për përfshirjen e tyre në rrjedhat tona shoqërore”, tha Osmani. Ideja është që personalitetet e këtille të jenë një rrjet i gjerë e cila do të ishte thellë e përfshirë në rrjedhat shoqërore të shtetit. I gjithë procesin lidhur me MKartën do të koordinohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Me kartën do të fitohen disa beneficione, si hyrje e lirë në ngjarje kulturore, muze e galeri, do të ketë përparësi gjatë aplikimit për projekte në kuadër të programeve për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme me individë dhe shoqata jashtë Maqedonisë së Veriut dhe të ngjashme. Në bashkëpunim me resorët qeveritare, punohet në zgjerimin e listës së privilegjeve. Është planifikuar që të drejtë për dhënien e Mkartës të ketë edhe Qeveria, gjegjësisht resorët e saj diplomatiko- konsullore jashtë vendit, ndërkaq ndarja do të realizohet me procedurë strikte përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me panelin ndërkombëtar “Rruga drejt Forumit të Prespës për Dialog” u paralajmërua konferenca e madhe ndërkombëtare në Ohër

Sot,  në klubin e deputetëve në Shkup, u mbajt paneli ndërkombëtar “Rruga drejt Forumit të Prespës për Dialog” si ngjarje hyrëse për konferencën ndërkombëtare  “Forumi i Prespës për Dialog” që do të mbahet më 1 dhe 2 korrik të këtij viti në Ohër dhe Oteshevë. Nikoqir në këtë panel ishte Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i cili me këtë rast e shpjegoi qëllimin dhe prezantoi konceptin dhe idenë themelore të Forumit të Prespës për Dialog. “Në thelbin e Forumit të Prespës për Dialog  gjendet esenca e tri Marrëveshjeve me të cilat Maqedonia e Veriut njihet si një shembull unik në rajonin më të gjerë. Këto janë Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Marrëveshja për miqësi me Bullgarinë si dhe Marrëveshja për partneritet strategjik me Greqinë, e njohur si Marrëveshja e Prespës. Në këto marrëveshje vërehen parime të forta politike dhe vlera që kanë kuptim universal: para së gjithash, hapat e guximshëm politikë në ndërtimin e kompromiseve afatgjata dhe të qëndrueshme; zbatimi i qenësishëm i inkluzivitetit në tejkalimin e dallimeve ndërmjet grupeve të ndryshme; respekti i ndërsjellë, durimi politik dhe diplomatik, dhe para së gjithash qasja pozitive në ndërtimin e miqësisë ndërmjet fqinjëve në kuptimin më të gjerë të fjalës.” theksoi Osmani. Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre dhe potencuan rëndësinë e nismës për themelimin e Forumit. Me diskutimet e tyre të frytshme, ata dhanë ide dhe propozime të reja që do të prezantohen në Dokumentin politik rajonal të përbashkët në Konferencën Forumi i Prespës për Dialog, me rekomandime për politikat sa i takon ndikimit politik, ekonomik dhe social të marrëveshjeve rajonale dhe bilaterale në Ballkanin Perëndimor. Në këtë ngjarje, krahas nikoqirit – Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmanit, morën pjesë edhe Florian Biber, profesor i historisë dhe politikës së Europës Juglindore në Universitetin e Gracit, Janis Armakollas nga ELIAMEP, Vesella Çerneva, Zëvendësdrejtore e ECFR dhe udhëheqëse e zyrës së Këshillit Europian për marrëdhënie të jashtme në Sofje, Edvard Xhozef, profesor në Universitetin Xhon Hopkins të Shteteve të Bashkuara, Gerald Knaus, Iniciativa Europiane për Stabilitet nga Berlini, Damir Marushiq, Këshilli Atlantik, Ivan Krastev, Qendra për Strategji Liberale nga Sofja, Velleshka Esh, Instituti Apen, Gjermani, Ervan Fuere, Qendra për Politika Europiane. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe shumë përfaqësues të institucioneve shtetërore, ambasadave të huaja në vendin tonë dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar. Forumi i Prespës për Dialog është projekt shtetëror në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe nën patronazhin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për një konferencë me karakter ndërkombëtar, me listë mbresëlënëse mysafirësh të ftuar, pjesa më e madhe e të cilëve tanimë e kanë konfirmuar praninë e tyre, me ç’rast pritet të vijnë kryeministra, ministra nga rajoni dhe nga vendet anëtare të BE-së, përfaqësues të lartë të BE-ës dhe SHBA-ve por edhe përfaqësues të organizatave të tjera ndërkombëtare.

Destinacione turistike

Баба Планина, Битола

Охридско езеро, Охрид

Дојранско езеро, Дојран