Takimi Osmani – Dendias në Dubrovnik

11 Korrik 2021

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, sot, në margjinat e Forumit të Dubrovnikut realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Helene, Nikos Dendias.

Të dy homologët u shprehën të kënaqur nga dialogu politik intensiv dhe dinamika pozitive në marrëdhëniet bilaterale, gjë për të cilën flasin vizitat e shumta zyrtare dhe ato të punës.

“Kemi Marrëveshje për partneritet strategjik të cilën duhet ta implementojmë në frymë pozitive dhe me vullnet të mirë, me qëllim që të sigurojmë bazë të pastër për komunikim të papenguar të qytetarëve dhe të biznesit. Nuk kemi dilemë se me vazhdimin e dialogut dhe përkushtimin e përbashkët përmbushjen e detyrimeve të ndërmarra me Marrëveshjen e Prespës si dhe me Planin aksionar për implementimin e saj, hapen mundësi shtesë të rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit, që në vazhdimësi po e rrit besimin ndërmjet dy fqinjëve dhe paraqet shembull për marrëdhëniet e mira fqinjësorë, miqësi dhe partneritetin”, deklaroi në takim ministri Osmani.

Bashkëbiseduesit në mënyrë të veçantë e përshëndetën zhvillimin e deritashëm dhe përparimin e arritur në sferën e ekonomi, para së gjithash, duke pasur parasysh projektet për lidhjen dhe gazifikimin e vendit. Në këtë kontekst, ata e përshëndetën nënshkrimin e Marrëveshjes për ndërtimin e përbashkët të Interkonektorit me Greqinë, të cilën, ministrat e resorëve përkatës e nënshkruan më 9 korrik në Athinë, projekt ky, me rëndësi jo vetëm për të dy vendet, fqinjët, aleatët dhe partnerët, por edhe për gjithë rajonin.

Ministri Osmani shprehu falënderimin për mbështetjen e deritashme të vazhdueshme të Greqisë në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, me ç’rast, nga ana e ministrit Dendias, u sigurua se mbështetja nuk do të mungojë as gjatë kryesimit slloven me Këshillin e BE-së.

                Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatat më të reja me pandeminë, angazhimet ballafaqimin me pasojat si dhe për mundësitë në planin e turizmit.

Dubrovnik, 10 korrik 2021